spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
21:36
HomeKulturëShowBizShpat Kasapi reagon sërish pas lajmeve për përfshirjen e tij në rrahje

Shpat Kasapi reagon sërish pas lajmeve për përfshirjen e tij në rrahje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas lajmeve për një incident të ndodhur në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar sërish në rrjetet sociale për të qetësuar fansat.

Në një video të re të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me humor.

- Advertisement -

“Jam mirë si molla. Mos abuzoni me shkrime o media abuzuese”, shkroi këngëtari në foto.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e shkurtër duket se synon të largojë dyshimet dhe shqetësimet e ndjekësve pas zhurmës mediatike.

Ky është reagimi i tij i dytë publik për ngjarjen, pasi më herët Shpati foli për situatën duke theksuar se gjithçka kishte ndodhur ishte një keqkuptim, ndërsa tani ai thotë se është në gjendje të mirë.

Reagimi i Shpatit vjen edhe pas postimeve me tone thumbuese nga ish-partnerja e tij, e cila la të kuptohej se mes tyre ka pasur tensione.

Megjithatë, këngëtari ka vendosur të mos përfshihet në polemika, por ka preferuar që t’ua hedhë “fajin” mediave për lajmet me emrin e tij gjatë ditëve të fundit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat