spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
13:44
HomeSiguriaUshtriaOficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohet në Shtetet e Bashkuara

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohet në Shtetet e Bashkuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kapiten Ymërdin Hasani ka diplomuar në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, SHBA, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale John F. Kennedy.

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë se Kapiten Hasani është shpërblyer me Medaljen për Arritje Ushtarake e cila i ndahet pjesëtarëve të cilët kanë shfaqur rezultate të larta gjatë trajnimit. Ky trajnim i specializuar përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësim të nevojave civile dhe koordinim të projekteve që mbështesin stabilitetin dhe zhvillimin në zona operimesh.

- Advertisement -

Përmes këtij kursi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat