spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
21:38
HomeSiguriaPoliciaRaporti i policisë për zgjedhjet; ushtrim ndikimi e dyshim falsifikimi

Raporti i policisë për zgjedhjet; ushtrim ndikimi e dyshim falsifikimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor lidhur me zhvillimet gjatë procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku janë evidentuar disa shkelje të ligjit lidhur me fshehtësinë dhe integritetin e votës.

Në Drenas, rreth orës 14:30, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e cenimit të fshehtësisë së votimit. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

- Advertisement -

Në Gjilan, një rast pengimi i procesit zgjedhor dhe cenimi i fshehtësisë së votimit u regjistrua rreth orës 11:08.

I dyshuari mashkull, pasi e kishte plotësuar fletëvotimin, e ekspozoi atë para se ta depozitonte në kutinë e votimit. Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

- Advertisement -

Në Ranillug, gjatë datave 26-27 dhjetor, një e dyshuar femër kosovare u arrestua për dyshimin se kishte ushtruar ndikim mbi votuesit e partive të tjera. Pas marrjes në pyetje, ajo u lirua po ashtu në procedurë të rregullt.

Policia ka raportuar gjithashtu disa incidente të asgjësimit të dokumenteve të votimit. Në Shtime, rreth orës 16:25, një i dyshuar mashkull gris fletëvotimin e tij dhe të një votueseje tjetër. Rasti po trajtohet në përputhje me urdhër të prokurorit.

Në Prizren dhe Suharekë janë regjistruar ngjarje të ngjashme: një i dyshuar gris fletëvotimin, ndërsa një tjetër fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale; të dy rastet janë në procedurë të rregullt.

Një incident tjetër u regjistrua në Pejë rreth orës 20:00, ku u raportua se një fletëvotim kishte vulën e ndryshme nga fletëvotimet e tjera të KQZ-së.

Rasti, i cili ka përfshirë falsifikim të mundshëm të rezultateve të votimit, është nën hetim nga prokuroria, ndërsa fletëvotimi është sekuestruar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat