spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
16:40
HomeKulturëShowBizIsh-fituesi i Big-ut, zbulon detaje të reja: Brikena kërkoi njohje familjare, Mateo...

Ish-fituesi i Big-ut, zbulon detaje të reja: Brikena kërkoi njohje familjare, Mateo refuzoi …

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli reagime të forta, veçanërisht nga Brikena, e cila u shfaq e rezervuar dhe refuzoi çdo afërsi me të.

Ky qëndrim ngriti dyshime se mes tyre ekzistonte një histori më e thellë sesa një njohje e zakonshme.

- Advertisement -

Për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund aludimeve të fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka reaguar me një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë.

Sipas Anaidit, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë thjesht një shkëmbim sporadik mesazhesh, por një komunikim i vazhdueshëm për rreth një vit.

- Advertisement -

Ai thekson se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dyja palët.

Ftohja mes tyre, sipas tij, ka ardhur në momentin kur Brikena ka kërkuar ta çojë raportin në një tjetër nivel, duke i propozuar Mateos të takonte familjen e saj.

“Në një moment kur gjërat duhej të bëheshin serioze, Brikena i ka kërkuar të takohej me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar, pasi ka dashur fillimisht të njihte vajzën më mirë dhe më pas familjen”, sqaron Anaidi.

Ai shton gjithashtu se hyrja e Mateos në shtëpinë e BBVIP nuk ka qenë e motivuar ekskluzivisht nga Brikena, por nga ambicia personale e tij.

Sipas Anaidit, mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur si nga vetë ata ashtu edhe nga produksioni.

Pavarësisht situatës së krijuar, Anaid Kaloti shprehet në mbrojtje të Brikenës, duke e cilësuar atë si “supergocë” dhe duke u bërë thirrje komentuesve që të mos hedhin akuza apo baltë ndaj vajzave të shtëpisë.

Tashmë që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të sqarohet para kamerave apo nëse distanca dhe qëndrimi i ftohtë i Brikenës do të vazhdojnë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat