spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
16:40
HomeKulturëShowBizBanorët e Bigut në Kosovë flasin për Bigun në Shqipëri, njëri përmend...

Banorët e Bigut në Kosovë flasin për Bigun në Shqipëri, njëri përmend Shpatin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri.

Ata komentuan formatin e ngjashëm në të cilin janë, duke aluduar për personazhe dhe për mbarëvajtjen atje.

- Advertisement -

“O zotërinj ngadalë se ia ka filluar edhe komshia. Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë”, tha Eduard Kuçi në një moment.

Labinot Rexha pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit.

- Advertisement -

“Shpati”, u shpreh ai.

Përmendja e Shpatit nga Labi ka ardhur pasi para se të niste Big-u në Kosovë, lajmet kishin dalë gjithëandej se artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Gjithashtu, përkundër që shumë komentues i kishin bërë thirrje produksionit të ua kumtojë banorëve lajmin e humbjes së këngëtarit, por nuk kanë bërë një hap të tillë.

Sigurisht, pasi kjo mund të ndikonte në lojën e një pjese të banorëve, të cilët e kanë njohur Shpatin dhe kanë ndarë skenën me të.

“Aty edhe kur ofendojnë, ofendojnë me stil disi. Është theksi që e zbut”, tha Elijona Binakaj në anën tjetër.

Big Brother në Shqipëri ka nisur më 20 dhjetor 2025.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat