spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:26
HomeEkonomiLDK kundër buxhetit 2025

LDK kundër buxhetit 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme është vendosur të mbahet seanca, në të cilën do të diskutohet buxheti i Republikës së Kosovës.

Gashi ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë të hënën se do të jetë një seancë dinamike.

- Advertisement -

“U vendos qe ditën e hënë të jetë një seancë, diskutimi i buxhetit të Republikës. Do të jetë një seancë dinamike që e ka një fokus të veçantë. Vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar. Ne si Grup Parlamentar i LDK-së do të jemi prezentë…Java e ardhshme do të jetë përcaktuese në mënyrën se si do te shihet buxheti i ardhshëm”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë buxhetin.

- Advertisement -

“Do të japim vërejtjet, propozimet tona dhe nëse ato merren parasysh do ta shohim si mundësi”, ka deklaruar Gashi.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat