Pas natës së tensionuar të butonit, aleancat në BBVA kanë pësuar një tronditje të fortë. Seline ka surprizuar DJ Gimbon duke deklaruar se marrëdhënia e saj strategjike me Mirin ka marrë fund.
Ndonëse deri mbrëmë dyshja ndante çdo lëvizje dhe madje edhe shtratin, Seline bëri të qartë se tashmë do të luajë plotësisht individuale.
Ky ndryshim drastik ka ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një strategji të re apo një “lojë brenda loje” që po luhet në kurriz të Mirit.
Ujërat në BBVA janë trazuar si kurrë më parë, sidomos pas hyrjes së Luiz Ejllit, të cilin banorët e shohin si një lojtar të plotfuqishëm, pa e ditur se misioni i tij është i përkohshëm. Në mes të këtij kaosi, Seline ka bërë lëvizjen që askush nuk e priste: ajo i ka rrëfyer DJ Gimbos se nuk do të ketë më strategji të përbashkët me Mirin. Pas natës së “butonit” që la pasoja te Gimbo, Seline deklaroi se tashmë ajo dhe Miri do të luajnë si individë, duke i dhënë fund aleancës së ngushtë që përfshinte edhe ndarjen e shtratit deri mbrëmë.



