spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
21:01
HomeKulturëShowBizJustin Bieber humb qetësinë: Sulmon paparacët me shishe pas darkës me Hailey-n

Justin Bieber humb qetësinë: Sulmon paparacët me shishe pas darkës me Hailey-n

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari  Justin Bieber duket se nuk ishte aspak në humor për t’u fotografuar nga paparacët pas një darke me bashkëshorten e tij, modelen Hailey Bieber.

Çifti ka darkuar së fundmi në restorantin e njohur Sushi Park, në West Hollywood, California. Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, Bieber u duk i tensionuar teksa po largohej nga restoranti.

Në foto, këngëtari, i veshur me një bluzë blu me kapuç, mbuloi fytyrën me krah ndërsa hynte në garazhin e parkimit pas bashkëshortes së tij. Ndërsa paparacët vazhdonin të bënin fotografi me blic, çifti u drejtua drejt makinës që po i priste.
Në një moment, Justin Bieber hodhi një shishe plastike gjysmë të zbrazët me ujë në drejtim të paparacëve mbi makinë. Ndërkohë, Hailey Bieber nuk reagoi ndaj situatës dhe u fut menjëherë në makinë.
Sipas raportimeve, një person që ndodhej pranë çiftit u dëgjua duke u kërkuar paparacëve të “bënin pak hapësirë” dhe të largoheshin.
Më herët , Justin dhe Hailey ishin parë gjithashtu për drekë në restorantin South Beverly Grill në Beverly Hills, ku këngëtari u fotografua duke i mbajtur me përkëdheli belin bashkëshortes së tij ndërsa ecnin në rrugë.
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat