E ftuara e radhës në emisionin e njohur “Robi plaket kur don vet”, nën udhëheqjen e Robert Berishës, ishte bukuroshja Vivien Thano. Por, asnjë nga ndjekësit nuk e priste atë që ndodhi gjatë këtij episodi, ku një moment i shkurtër i publikuar në rrjet ka bërë xhiron e medias rozë.
Teksa Roberti kishte mikrofonin në duar dhe po performonte një këngë, ndodhi ajo që askush nuk e parashikoi. Gjatë vargjeve të këngës ku thuhej: “Ju afrova afër e putha në..”, të dy protagonistët u kthyen në të njëjtën kohë drejt njëri-tjetrit, duke shkëmbyer kështu një puthje në buzë.
Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të aludojnë për një kimi të mundshme mes dyshes. Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë pjesë e atmosferës dhe shakasë brenda emisionit, duke e bërë këtë episod një nga më të komentuarit e sezonit.
Vivien Thano, e cila njihet për natyrën e saj pa komplekse, ka qeshur pas këtij momenti, ashtu si edhe vetë Roberti. Ky i fundit njihet për stilin e tij karizmatik dhe batutat që shpeshherë krijojnë situata virale në studion e tij televizive.
Videoja po shpërndahet me shpejtësi kudo në TikTok dhe Instagram, duke u bërë kryetema e showbizit për ditën e sotme. Tashmë mbetet të shihet nëse ky ishte thjesht një moment spontan apo nëse ka diçka më shumë mes moderatorit dhe ish-konkurrentes së “Big Brother VIP”.



