spot_img
E hënë, 16 Mars, 2026
21:32
HomeKulturëShowBiz“NUK MBAHEN ME ZOR!”: G-Bani ‘shuplakë’ Erkand Shabanit, zbulohet prapaskena e padisë...

“NUK MBAHEN ME ZOR!”: G-Bani ‘shuplakë’ Erkand Shabanit, zbulohet prapaskena e padisë ndaj këngëtarit!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përplasja mes G-Banit dhe Erkand Shabanit ka marrë përmasa ligjore, por kjo nuk e ka ndalur këngëtarin të flasë hapur. Pasi pronari i Onima-s paralajmëroi padi për shpifje, G-Bani ka reaguar me një mesazh të koduar që po bën xhiron e rrjetit: “Artistët nuk mbahen me zor!”.

Këngëtari theksoi se padia është vetëm një përpjekje për të heshtur zërin e tyre, por ai i qëndron besnik fjalëve të tij. Sipas G-Banit, sistemi ku artistët trajtohen pa vullnetin e tyre të lirë duhet të marrë fund, duke e quajtur këtë një betejë për moralin e kolegëve.

- Advertisement -

Në reagimin e tij, G-Bani nuk e ka kursyer Shabanin duke e cilësuar si një person që nuk ia dëshiron të mirën artistëve si Gjesti. Ai shtoi se çdo përpjekje për të goditur në çdo drejtim është vetëm një iluzion i diktatorëve që po shohin fundin e tyre.

“Ti je i verbër dhe i shurdhër me dashje,” u shpreh ai në videon e publikuar, duke insistuar se e vërteta e tij nuk mund të mbytet me dokumente gjykate. G-Bani kërkoi gjetjen e një gjuhe të përbashkët në vend të presioneve ligjore që po përdoren aktualisht.

- Advertisement -

Ky lajm ka ndezur debatin nëse kontratat në industrinë e muzikës po kthehen në “pranga” për këngëtarët e rinj. Ndërsa pritet lëvizja e radhës nga Erkandi, G-Bani duket i gatshëm për një ballafaqim total në mbrojtje të lirisë artistike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat