Departamenti i Krimeve kundër Narkotikëve në Stamboll ka bastisur 16 adresa të ndryshme, duke çuar në arrestimin e 14 personave nën akuza të rënda për trafikim droge dhe nxitje të prostitucionit.
Hetimi përfshin akuza tronditëse si “prodhim dhe trafikim të narkotikëve”, “lehtësim të përdorimit të lëndëve ndaluara” dhe “ndërmjetësim për prostitucion”, duke vënë në shënjestër elitën turke.
Ndër emrat e përfolur në këtë dosje janë figura të larta si Fikret Orman, Burak Elmas, anëtarët e familjes së pasur Sabancı (Hakan dhe Kerim), si dhe modelet e njohura Didem Soydan dhe Güzide Duran.



