spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:55
HomeKulturëShowBizArioni shkrihet pas Dianës, vijon pa ndalë ti shpreh dashurinë

Arioni shkrihet pas Dianës, vijon pa ndalë ti shpreh dashurinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova 3, romanca duket se po fillon të marrë jetë midis banorëve, dhe çifti më i përfolur i momentit është Arioni dhe Diana.

Gjatë një bashkëbisedimi emocional, Arioni dha komente pozitive për Dianën, duke shprehur publikisht pëlqimin dhe ndjenjat e tij të thella për të.

- Advertisement -

Arioni nuk ngurroi ta shprehë dashurinë e tij me fjalë të ngrohta dhe plot emocion, duke e krahasuar Dianën me një ëndërr për çdo djalë.

“Çdo djalë kish pas andërr me pasë një femër si ti”, i tha ai, duke e vlerësuar jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për karakterin dhe sharmin që sipas tij, i “lëviz gjithmonë zemrën”.

- Advertisement -

Në një deklaratë plot ndjenjë, ai shtoi: “T’i dua sytë kur më kqyrin, ta dua gojën kur flet për mua”.

Këto fjalë, të shoqëruara me urimin që kjo të jetë vetëm fillimi i lidhjes së tyre, tregojnë për një ndjenjë të vërtetë që po krijohet mes dy banorëve.

Ky moment intim mes Arionit dhe Dianës ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shtuar pritshmëritë se ata mund të bëhen çifti i parë zyrtar i këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova.

Nëse kjo lidhje do të vazhdojë të zhvillohet, pritet që ata të sjellin emocion dhe dinamika të reja në spektakël, duke i mbajtur shikuesit me sy nga ekrani për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes dyshes së përfolur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat