HomeKosovaSorensen njofton se gratë do të ofrojnë ekspertizën në dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen njofton se gratë do të ofrojnë ekspertizën në dialogun Kosovë-Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, njoftoi se, në bashkëpunim me UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, UN Women Kosovo dhe UN Women Serbia, është lansuar Platforma Këshilluese e Grave për Dialogun Beograd-Prishtinë.

Sipas njoftimit, platforma synon të sigurojë përfshirje më të madhe të grave në procesin e dialogut, duke kanalizuar ekspertizën dhe kontributin e tyre në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve. Organizatorët theksuan se proceset gjithëpërfshirëse janë thelbësore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

- Advertisement -

“Së bashku me UN Women ECA, UN Women Kosovo dhe UN Women Serbia, kemi lansuar Platformën Këshilluese të Grave për Dialogun Beograd–Prishtinë. Proceset gjithëpërfshirëse janë thelbësore për paqe të qëndrueshme. Kjo platformë do të kanalizojë ekspertizën e grave në përpjekjet tona për dialog. #ndryshiminenarrativave”, ka deklaruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat