spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:43
HomeKulturëShowBizMevlani po bëhet baba, po s'i ka mbyllur hesapet me ish-të dashurën!

Mevlani po bëhet baba, po s’i ka mbyllur hesapet me ish-të dashurën!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mevlan Shaba ka trazuar ujërat në Big Brother VIP Kosova 3 derisa u mësua se ditën e djeshme po bëhet baba për herë të parë.

Ai po ashtu gjatë spektaklit konfirmoi lidhjen e re, e që më pas e surprizoi duke i treguar për fëmijën që po presin.

- Advertisement -

Por, i njëjti duket se akoma nuk ka mbyllur lidhjet me ish-partneren e tij, Livia Brungën.

Ajo bëri një postim menjëherë pas kësaj duke thënë se në natën që hyri i shkruante dhe i thoshte se e do akoma.

- Advertisement -

Veç kësaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” para pesë muajve ka qenë në një emision në Top Channel, ku mori një letër nga Shaba.

Ai e përshkruante gjithë historinë e tyre duke thënë se kanë lënë përgjysmë planet.

“Më vjen shumë keq që lamë në gjysmë plane dhe shumë ëndrra bashkë”, ishin fjalët e Mevlanit.

Të njëjtit deklaruan se kanë tentuar disa herë që të kenë fëmijë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat