spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:12
HomeAmerikaTrump2Emërimi i John Ratcliffe si Drejtor i CIA-s, mesazh i fortë mbështetjeje...

Emërimi i John Ratcliffe si Drejtor i CIA-s, mesazh i fortë mbështetjeje për Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/SHBA – Kosovë: Profesori i Sistemit Politik të SHBA-ve në Universitetin e Prishtinës, Zenun Halili, ka reaguar për emërimin e Shefit të ri të CIA-s, John Ratcliffe, duke theksuar se ky emërim tregon mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për Kosovën. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook dhe më vonë në një prononcim për storm•, Prof. Halili u shpreh: “Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se ai ka zgjedhur John Ratcliffe për të shërbyer si drejtor i CIA-s. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët! John Ratcliffe, nga Teksasi, është mik i familjes sime të gjerë dhe i komunitetit shqiptar në Teksas.”

Halili shtoi gjithashtu se edhe Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, është një personalitet i njohur me çështjen e Kosovës. Ai beson se administrata e re e Trump-it, bazuar në përzgjedhjet e deritanishme, do të ketë një qasje pozitive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat