spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:33
HomeKulturëShowBizNga shtimi i familjes deri tek dasma, moderatorja i tregon të gjitha

Nga shtimi i familjes deri tek dasma, moderatorja i tregon të gjitha

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë një bisede në lidhje të drejtpërdrejtë, ajo foli për eksperiencën në panelin e “Goca dhe Gra” si dhe për familjen e saj.

Einxhel, e cila ka një fëmijë me partnerin e saj, Dj Dagz, u shpreh ky i fundit që kur u bë baba i inspiron njerëzit që të bëjnë fëmijë.

- Advertisement -

“Personi që u thotë më shumë njerëzve që të bëjnë fëmijë, pasi ka bërë vetë fëmijë, është Dagzi. Ai i insipiron njerëzit dhe më këdo që ulet u thotë ‘bëje, bëje’. Të gjithë shokët i ka inspiruar të bëhen baballarë”, tha moderatorja e njohur.

Ndërsa e pyetur në lidhje me dasmën, Einxhel u shpreh se Dagz ‘ka vendosur që të bëjë fëmijë të tjerë dhe pastaj dasmën’.

- Advertisement -

“Mirë do ishte, por bashkëshorti im ka vendosur që të bëjë dhe fëmijë të tjerë dhe pastaj të bëjë dasmën. Ose është thjesht një justifikim i Dagzit për t’a shtyrë dasmën, nuk e di”, tha Shkira.

Ndërsa pyetjes nëse kanë në plane fëmijë tjetër, moderatorja e njohur u përgjigj:

“Në planet tona është edhe një fëmijë tjetër, sa të na japë Zoti, por që ne do mundohemi të bëjmë dhe një tjetër që të mos lëmë Trevin vetëm. Në ëndrrat e mia kanë qenë katër fëmijë”.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe lidhjen, e cila vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t.

Ata tashmë janë prindër të një djali, Trev.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat