spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
18:52
HomeLajmeBegaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë...

Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se personat me autizëm janë qenie njerëzore të mrekullueshme, të cilët, si secili prej nesh, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj theksoi se treguesi më i vërtetë i humanizmit të një shoqërie dëshmohet, para së gjithash, në përkujdesjen ndaj anëtarëve të saj që kanë nevojë për mbështetje specifike.

- Advertisement -

“Autizmi është një sfidë, përballimi i së cilës duhet të jetë përparësi shoqërore dhe shtetërore. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet përmes mbështetjes së vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre”, ka shkruar kreu i shtetit shqiptar.

Begaj nënvizoi se integrimi dhe krijimi i kushteve për jetesë dinjitoze për personat me autizëm mbetet një mision i përbashkët, ku shteti dhe shoqëria duhet të punojnë krah për krah.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat