spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
10:47
Home Blog Page 988

Ngërçi në Kuvend, Koci i drejtohet Kurtit: Për inat, po digjen miliona

0

Avokati Arianit Koci i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit e ka mundësinë të zhbllokojë situatën e krijuar në kuvend, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Koci ka thënë edhe se insistimi në kandidaturën e Albulena Haxhiut, s’është bindje politike por ‘‘kapriçio personale’’.

Avokati ka thënë edhe se, situata aktuale është bllokim i qëllimshëm institucional.

‘‘Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon. Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë. Keni fuqi, keni ndikim. Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë. Është bllokim i qëllimshëm institucional’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

  1. Albin Kurti,

Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje.

Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit.

Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon.

Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë.

Keni fuqi, keni ndikim.

Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë.

Është bllokim i qëllimshëm institucional.

Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin.

E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend.

Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues.

Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura.

Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi.

Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju.

Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë:

Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë.

Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike.

Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit.

E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike.

Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin.

Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë.

Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem.

Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet.

Arianit Koci

26 Qershor 2025

Prishtinë

Gjashtë raste dhune në familje brenda 24 orëve – një bilanc shqetësues

0

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka trajtuar disa raste të dhunës në familje në Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë dhe Vitomiricë.

Në shumicën e rasteve, dhuna është ushtruar nga burra ndaj grave, por nuk mungojnë edhe rastet kur prindërit janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre.

Disa nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa disa raste janë duke u hetuar.

“Prishtinë  25.06.2025-08:00.  Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari  mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 25.06.2025-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me te cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj  24.06.2025-17:00.Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte filluar të bërtas dhe të fyej me agresivitet dhe i njëjti e kishte shtyrë viktimën. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 15.06.2025.Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është takuar në vendbanimin e tij. Rasti duke u hetuar.

Vitomiricë 25.06.2025-19:00.Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ka pësuar dhunë nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar-recidivist i ‘Dhunës në familje’, i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin Psikiatrik, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Mitrovicë Jugu 25.06.2025-10:27.Është raportuar se ankuesja femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhen në raportin 24-orësh policor.

Policia ndëshkon 2182 shkelës të trafikut brenda një dite

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 2182 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 kanë qenë me lëndime, ndërsa 49 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 30 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

“Ferma e Kafshëve” – George Orwell

0

TË GJITHA KAFSHËT JANË TË BARABARTA, POR DISA KAFSHË JANË MË TË BARABARTA SE TË TJERAT

“Ferma e Kafshëve” është një roman alegorik i George Orwell, botuar në vitin 1945, që trajton temën e pushtetit, manipulimit dhe korrupsionit politik.

Ngjarjet zhvillohen në një fermë ku kafshët rebelohen kundër pronarit të tyre njeri, me shpresën për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të lirë dhe të barabartë për të gjithë.

Megjithatë, me kalimin e kohës, udhëheqësit e rinj – derrat – përvetësojnë pushtetin dhe vendosin një regjim po aq shtypës sa ai i mëparshmi. Idealet e fillimit zbehen, dhe revolucioni përfundon në zhgënjim, duke pasqyruar mënyrën se si pushteti absolut korrupton dhe kthen lirinë në diktaturë.

Përmes gjuhës së thjeshtë dhe simbolikës së fuqishme, Orwell jep një kritikë të mprehtë ndaj regjimeve totalitare, veçanërisht atij stalinist, dhe paralajmëron për rreziqet e liderëve që i përdorin idealet për qëllime vetjake.

Ferma e Kafshëve” mbetet një vepër aktuale dhe tronditëse, që nxjerr në pah se jo gjithmonë ndryshimi sjell drejtësi – veçanërisht kur harrohen parimet dhe liria shndërrohet në kontroll.

Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare

0

Rrjedha e lumenjve në Kosovë aktualisht është nën mesataren e tyre.

Kjo sipas institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) është si pasojë e mungesës së reshjeve.

“Sipas matjeve dhe monitorimeve hidrologjike nga rrjeti shtetëror hidrometrik, aktualisht lumenjtë në Kosovë, kanë rrjedha nën mesataret e tyre. Kjo si pasojë e deficitit të reshjeve sidomos gjatë muajve të pranverës dhe mungesës së borës dhe qëndrueshmërisë së sajë gjatë dimrit”, thuhet në një njoftim të IHMK-së.

Sipas njoftimit edhe pse ka pasur reshje, ato kanë qenë në formë të rrebesheve të shiut dhe lokale, të cilat shpejt janë larguar nga pellgjet.

Sipas IHMK-së situata e njëjtë është në shumicën e lumenjve, por më e rënduar është në lumin Drini i Bardhë.

“Si pasojë, paraqitja e thatësirës së theksuar hidrologjike me prurje të ulëta, rënjie të niveleve të ujërave nëntokësore nëpër akuifere. Efekte gjatë muajve të verës, në furnizim me ujë, bujqësi, hidro energji etj”, thuhet në njoftim.

Policia publikon foton: Kërkohet ky person, dyshohet për grabitje

0

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një thirrje për ndihmë nga qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje.

Në komunikatën zyrtare thuhet se personi i dyshuar shihet në një fotografi të bërë publike dhe se informacionet që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij janë të mirëseardhura dhe jetike për vijimin e hetimeve.

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, rrugë dhe teksti

Autoritetet policore ftojnë të gjithë ata që kanë informacion relevant të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin pa pagesë 192 ose përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com.

KQZ-ja sot hapi afatin 49 ditor për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi afatin për subjektet politike për të dorëzuar aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për garën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Ekonomia Online se kjo periudhë do të zgjasë 49 ditë, deri më 13 gusht 2025 dhe se me qëllim të lehtësimit të aplikimit, ky proces do të mundësohet online, përmes platformës elektronike.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, është në vullnetin e subjekteve politike që të përcaktohen për llojin e zgjedhjeve dhe për komunat në të cilat duan të garojnë.

“Është krejtësisht në vullnetin e subjekteve politike që të përcaktohen se në cilat komuna duan të garojnë. Po ashtu, është në vullnetin e subjekteve politike që të zgjedhin nëse në një komunë të caktuar do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja së bashku”, tha Elezi.

Plagosje në Prishtinë – rasti i klasifikuar si aksident

0

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas Policisë, ai është plagosur aksidentalisht nga një person.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësisë në Luginë

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësive ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Imagjinata në tablo nuk bën kompromis me heshtjen. Ngjyrat e Luginës, ekspozitë që rrahë me ritmin e ekzistencës dhe nuk mbulohet nga statistikat e padrejtësisë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët jetojnë çdo ditë në përballje me diskriminimin dhe shtypjen dhe shfrytëzimin dhe përjashtimin nga institucionet, e sidomos me atë që njihet si pasivizim i adresave, apo spastrim i ftohtë etnik nëpërmjet metodave burokratike e administrative”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Ai tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësie, dhe se me vendimet e saj është përherë pranë jush, gjithnjë e më afër jush dhe praninë do ta rrisim nga viti në vit.

“Nëpërmjet kësaj ekspozite, e gjithë Kosova e ndjen Luginën më afër. Ju keni sjellë këtu copëza jete Lugine, që vetëm thellësia e imagjinatës dhe gjerësia e përvojës suaj i ka ndjerë. Ju faleminderit që e sollët atë këtu edhe në këtë formë estetike! Ju faleminderit që nuk pushoni së krijuari e së angazhuari! Dhe, mbi të gjitha, faleminderit që nuk shkëputeni nga përkatësia!”, tha kryeministri Kurti.

“Ngjyrat e Luginës” është një rrëfim përmes artit për identitetin, qëndresën dhe frymën krijuese të shqiptarëve të Luginës. Kjo ekspozitë është pjesë e një cikli prezantimesh që do të udhëtojë nëpër kryeqendrat shqiptare me synim forcimin e lidhjeve kulturore mbarëkombëtare.

Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja

0

Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato.

Dy ditë më vonë bëhet e ditur se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.

“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për KOHËN.

Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.