HomeKosovaGjini e nis javën në Vushtrri, zhvillon takime me biznese dhe të...

Gjini e nis javën në Vushtrri, zhvillon takime me biznese dhe të rinjtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës dhe i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, ka nisur javën me aktivitete në Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me ekipin e tij ka zhvilluar takime me ndërmarrës dhe të rinj të kësaj komune.

Gjatë vizitës, Gjini ka qëndruar në fabrikën “BBI Plast”, nën udhëheqjen e ndërmarrësit Irfan Zekolli, duke vlerësuar rolin e prodhimit vendor dhe kontributin e bizneseve në zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se ndërmarrësit kosovarë janë “heronjtë e heshtur të ekonomisë”, duke ritheksuar përkushtimin e Aleancës për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për sektorin privat dhe prodhuesit vendorë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Së bashku me ekipin, këtë javë e nisëm me aktivitete në Komunën e Vushtrrisë, ku si në çdo vend që po vizitojmë rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për shtyllat e zhvillimit tonë, ekonominë prodhuese dhe rininë tonë energjike.

Vizitën e nisëm në fabrikën “BBI Plast”, nën udhëheqjen e ndërmarrësit Irfan Zekolli, e cila që nga viti 2016 dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të prodhimit vendor. Ndërmarrësit tanë janë heronjtë e heshtur të ekonomisë, andaj krijimi i një mjedisi të favorshëm për ta mbetet ndër prioritetet tona kryesore.

Si gjithmonë në vizitat tona nëpër Kosovë, edhe në Vushtrri takuam të rinjtë e kësaj komune. Bashkë me strukturat tona dhe me ta diskutuam për vizionin tonë të përbashkët, mundësitë e reja të punësimit dhe mbështetjen që do t’u ofrojmë për të jetësuar idetë e tyre inovative. Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por është forca lëvizëse e të sotmes.

Faleminderit Vushtrri!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat