spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
11:29
HomeKulturëKalaja e Pogradecit, panoramë mbresëlënëse mbi Liqenin e Ohrit

Kalaja e Pogradecit, panoramë mbresëlënëse mbi Liqenin e Ohrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kalaja e Pogradecit mbetet një prej pikave më të rëndësishme historike dhe turistike të juglindjes së vendit, duke tërhequr çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj të interesuar për historinë, kulturën dhe panoramën e veçantë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Pogradecit, e vendosur mbi qytet, në jugperëndim të liqenit të Ohrit, kjo kala daton që nga shek. V para lindjes së Krishtit.

- Advertisement -

Kalaja e Pogradecit është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët, veçanërisht gjatë sezonit pranverë-verë, duke u bërë pjesë e guidave kulturore dhe historike në juglindje të Shqipërisë.

Vizitorët që ngjiten drejt kalasë kanë mundësi të shijojnë pamjen panoramike të qytetit të Pogradecit dhe liqenit të Ohrit, i mbrojtur nga UNESCO, si dhe të njihen me historinë dhe traditat e zonës.

- Advertisement -

Kjo kala konsiderohet një nga vendbanimet e mirëfillta ilire, që do të thotë se ka qenë një qytet i vogël ndoshta një nga qendrat administrative më të rëndësishme të zonës në periudhën ilire. Sot prej kalasë ruhet vetëm një pjesë muri, por mbetet një destinacion me vlerë kulturore dhe pamje mbresëlënëse. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat