Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 28 maj në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahet një ceremoni përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Kjo ceremoni organizohet me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
“Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun. Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM
Kryeqyteti organizon ceremoninë përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.
📍 Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit
28 maj 2026 – Ora 17:00



