spot_img
E mërkurë, 27 Maj, 2026
20:20
HomeKosovaKongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njofton se bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar takim me Kongresistit republikan, Keith Self.

Abdixhiku, krahas fotografisë së përbashkët, shkuan se Self, e falënderuan “për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”.

- Advertisement -

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, shprehet tutje Abdixhiku.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.

Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.🇽🇰🇺🇸

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat