spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
04:15
HomeKosovaLimaj-Kurtit: Komunat duhet të trajtohen të barabarta, qytetarët të votojnë pa presione

Limaj-Kurtit: Komunat duhet të trajtohen të barabarta, qytetarët të votojnë pa presione

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit tha që “qytetarët duhet të mendojnë mirë se kujt ia japin votën në balotazh, sepse nuk do të japim buxhet për ata që nuk dinë të punojnë.”

Ai e cilësoi këtë deklaratë si një ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor.

- Advertisement -

Limaj theksoi se është e paqartë se si Kurti vlerëson se kush qeveris mirë dhe në çfarë baze mund të bëhen këto vlerësime, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të ndikuar në zgjedhje.

Ndër tjerash, ai e ftoi Kurtin të përmbahet nga këto deklarata.

- Advertisement -

“Zoti Kurti, unë dhe të tjerët kemi qenë kritikë të qeverive të kaluara që janë bojkotuar komunat që nuk i kanë takuar partisë që janë në qeveri. Ndërsa, katër vjetët e fundit kjo ka qenë normë e sjelljes. Në të gjitha komunat ku nuk ka qeverisur partia në pushtet, kanë qenë të anashkaluar, kanë bllokuar buxhetet. Kjo e sotit është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor”, tha ai në KlanKosova.

Ai shtoi se komunat janë pjesë e shtetit dhe nuk duhet të diskriminohen sipas përkatësisë politike.

Limaj ftoi qytetarët që të votojnë me bindje të thellë dhe pa ndikimin e presioneve të jashtme, duke kërkuar që të trajtohen të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë të barabartë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat