Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët gjatë së dielës, me periudha të shkurtra me diell dhe reshje shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës priten reshje lokale shiu, të shoqëruara në disa zona edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.



