spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:59
HomeKulturëShowBizPubliku me vota ‘ndanë’ çiftin më të ri në shtëpi

Publiku me vota ‘ndanë’ çiftin më të ri në shtëpi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kevini dhe Ana janë dy banorët që pas një pëlqimi të gjatë vendosën që të forcojnë lidhjen e tyre, por votat e publikut e bënë pikërisht të kundërtën.

Dyshja u la në fund, derisa në këtë votim shpëtoi Kevini, i cili nuk e priti fare mirë këtë ndarje.

- Advertisement -

Ndryshe nga herët e tjera, banorët kësaj radhe e përcollën Anën me duartrokitje dhe këngë.

Bileta e saj nuk ishte për një kthim të dytë në shtëpi.

- Advertisement -

Ajo tha se e kishte pritur daljen pasi nuk ishte shumë e angazhuar në lojë në krahasim me tjerët.

Tutje ka thënë se ajo nuk ishte ndjerë mirë emocionalisht gjatë gjithë javës, përfshirë edhe marrëdhënia me Kevinin, pasi ishte ndikuar edhe nga fjalët e që kishte marrë nga banorët për të kaluarën e Kevinit, e padyshim edhe frika nga paragjykimet që mund të kishte familja e saj për lidhjen me Kevinin.

Në pyetjen se cili do të jetë raporti i saj jashtë tash me Kevinin, ajo tha se do të jetë mbështetësja më e madhe e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat