Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Pauli, ka vendosur që të ndërprej rrugëtimin e tij.
Ai u shpreh se tash e 4 ditë ka pasur probleme shëndetësore me sinus gjë që po i shkakton telashe shëndetësore.
Pauli u shpreh se ka marrë gjithë asistencën e nevojshme mjekësore nga Big Brother VIP Kosova, por se ka vendosur që të dalë nga shtëpia.
Ndërkohë e befasuar me këtë vendim është shprehur Santiana.
“Shëndeti është mbi të gjitha, kuptohet. Mirëpo edhe mua mu dok pak e çuditshme të kërkohet në fillim të Prime-it. U shokova, mendova që e ka për diçka tjetër. Gjithsesi ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh Santiana.



