Lajmi i ndarjes nga jeta të vëllait të Gjestit ka tronditur opinionin publik dhe shumë figura të njohura kanë shprehur dhimbjen e tyre.
Mes tyre ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde”, shkroi Luizi.
Më tej, ai i uroi forcë e durim familjes së Gjestit për ta përballuar këtë periudhë të vështirë.
“Kujtimet e bukura të Eldionit qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë”.
Mesazhi i tij ka prekur ndjekësit, duke treguar edhe një herë solidaritetin që arti dhe muzika sjell përtej skenës.