Pasditen e djeshme është zhvilluar ceremonia e varrimit të vëllait të mitur të fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti.
Në këtë moment të gjimbshëm për familjen e këngëtarit, morën pjesë familjarë, qytetarë, miq dhe emra të njohur të ekranit.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë foto e video nga ky moment i rëndë për familjen e Gjestit.
Xheneta Fetahu, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit dhe që ishtë komentuar shumë në rrjetet sociale, ka dalë sërish me një reagim duke bërë thirrje që të mos publikohen më imazhet nga kjo ngjarje.
Postimi i plotë i Xheneta Fetahut:
“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllait të Gjestit, kthehen në skena filmike e postimesh në rrjetet sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij. ata e kanë humbur më të dashurin e tyre, dhe çdo video apo foto e shpërndarë ua rëndon plagën edhe më shumë. Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falenderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale. Allahu ua shtoftë gajretin familjes, ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shpërbleftë durimin. Kësaj here, ju kërkoj të tregoni pak njerëzi. Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë”.